Categories Lajme

U arrestuan për vrasjen e një 54-vjeçari grek, detaji që i ‘tradhtoi’ 4 autorët shqiptarë

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje një 4 shqiptarë të komunitetit rom, të cilët u arrestuan nga policia helene si autorë të vrasjes së një 54-vjeçari grek, roje në një park fotovoltaik, në muajin korrik.

Një gabim në dukje i parëndësishëm i autorëve është dashur t’i “tradhtojë” ata. Kjo çoi edhe në arrestimin e tyre.

Në fotot e publikuara nga protothema.gr disa nga autorët e dyshuar shfaqen të ulur në një kafene në Patisia pak orë pas krimit.

Në këtë kafene njëri prej tyre ka bërë gabimin fatal. Ai ka marrë vendimin që të hedhë celularin e viktimës në rrugë.

Disa orë më vonë pasi ata ishin larguar nga dyqani, celulari u pikas nga një burrë që kalonte jashtë dyqanit. Ai pa se telefonata e fundit ishte nga një grua. Ishte gruaja e 54-vjeçarit. Ai telefonoi numrin dhe dëgjoi nga linja tjetër një zë gruaje që i thoshte se burri i saj ishte viktimë e një sulmi dhe se celulari ishte i tij.

Celulari iu dorëzua autoriteteve dhe policisë, që më pas shkuan në vendngjarje për të kryer hetimet. Pasi kanë analizuar pamjet e marra nga kamerat e zonës, kanë identifikuar personat e përfshirë dhe i kanë vënë në pranga.

Si ndodhi vrasja?

Ka qenë e shtunë, 15 korrik , kur 54-vjeçari grek u sulmua brutalisht nga katër shqiptarët, të cilët, duke mbajtur sende hekuri, e goditën vazhdimisht në kokë.

Autorët më pas i morën çantën që kishte dy celularë, ndërkohë viktima u gjet pa ndjenja pak kohë pas rrahjes dhe u dërgua me dëmtime të rënda në tru në Thriasio, ku ndërroi jetë pak ditë më vonë./m.j

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME