Categories Lajme

”U bë kohë që as nuk ha, as nuk pi”, 17-vjeçarja vendos të vdesë me eutanazi. E kishin përdhunuar disa vite më parë

“Marr frymë, por nuk jetoj më”, tha 17-vjeçarja holandeze në rrjetet sociale para se t’i nënshtrohej vdekjes me eutanazi. Adoleshentja Noa Pothoven, vuante nga stresi post-traumatik. Dhimbja që i ishte shkaktuar nga një përdhunim në fëmijëri ishte tashmë e padurueshme.

Ajo shkroi një autobiografi të titulluar “Të fitosh e të mësosh”, ku flet për sëmundjen, depresionin dhe anoreksinë, të cilat iu shkaktuan pas ngacmimeve seksuale që pësoi në moshë të vogël.

“Do të dal drejt e në temë. Pas 10 ditësh, unë do të vdes”, tha ajo. “Ndoshta disa do të habiten, por kam kohë që e bluaj në mendje vendimin e eutanazisë dhe nuk po e marr në mënyrë impulsive. Pas kaq shumë vitesh me përpjekje të dhimbshme, më kanë shteruar fuqitë. U bë kohë që as nuk ha, as nuk pi dot. Pas shumë diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës, vendosa ta bëj, pasi dhimbjet janë të padurueshme”, shtoi ajo pasi u kërkoi miqve në Instagram që të mos përpiqen ta bindin të tërhiqet.

Vajza vdiq në dhomën e ndenjes të shtëpisë së saj, dhe sipas ligjit nuk kishte nevojë të merrte as lejen e prindërve. Në Holandë, vendimin për vdekje me eutanazi mund ta marrin edhe fëmijët 12-vjeç, por vetëm nëse është garantuar nga mjeku që dhimbjet janë vërtet të padureushme. Eutanazia është e ligjshme edhe në disa shtete të SHBA-ve, në Kanada dhe në Belgjikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME