Categories Lajme

U bë nënë pak ditë më parë, covid-19 i merr jetën 29-vjeçares nga Korça

Një 29-vjeçare nga Korça e infektuar me COVID-19  ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pak ditë pas ishte bërë nënë. Burime bëjnë me dije për ABC se e reja ishte shtruar në spital si pasojë e komplikacioneve për shkak të COVID në datë 20 janar teksa ndodhej në ditët e fundit të shtatëzanisë.

Pas tre ditësh ajo ishte dërguar të lindur foshnjën dhe më pas është shtruar për herë të dytë në spitalin COVID, pasi gjendja e saj është rënduar sërish. Prej disa ditësh ajo ishte futur në intubim.

Burime thonë se e reja ka ndërruar jetë nga komplikacioni kardiak, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Situata e COVID në vendin sa vjen e rëndohet për shkak se shifrat e të infektuarve gjatë ditëve të fundit kanë qenë gjithnjë në rritje. Një ditë më parë autoritetet shëndetësore raportuar për 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME