Categories Lajme

Investimet për integrimin e hapësirave me potenciale turistike/ Labëria e sipërme 40 minuta larg nga bregu i Himarës

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me qytetarët sot në Gjirokastër tha se “do ta kthejmë zonën e Gjirokastrës, Përmetit, Vlorës dhe Himarës përmes Tepelenës, park tematik natyror”. Rama u ndal te plani që po zbatohet për integrimin e të gjithë hapësirave me potencial të madh turistik në perimetrin mes Gjirokastrës, Përmetit, Vlorës, Himarës përmes Tepelenës.

“Investimet që ne kemi bërë në pjesën rurale të vendit kanë qenë dhe janë investime që synojnë të zhvillojnë burimet e energjisë për turizmin, burimet e energjisë në kuptimin e energjisë së zhvillimit. Duke lidhur Tepelenën me të gjithë Labërinë e sipërme dhe poshtë pastaj me bregdetin e Himarës, ne krijojmë një mundësi të re për të gjeneruar shumë më tepër lëvizje, shumë më tepër të ardhura për të gjithë këtë zonë, po nuk është vetëm kjo pjesë sepse është pjesa e by-passit të Tepelenës, është dhe pjesa lidhjes së Përmeti me Ersekën, është edhe aksi i shumë pritur i Kardhiqit që është drejt përfundimit dhe të gjitha këto, do bëjnë që për ata që vijnë në një nga këto pika, të ketë shumë tundim për të shkuar në pika të tjera”, tha ai.

Sipas tij, këto investime e kthejnë të gjithë këtë zonë në një park tematik natyror,”ku në një njësi të shkurtër kohore ke detin, malin, historinë, tradita e mikpritjes dhe kulinarisë, peizazhe natyrore krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri dhe unë kam besim që kjo do të shihet shumë shpejt, dike prezumuar kalimin e flamës së pandemisë që pengon ndjeshëm ardhjen e turistëve të huaj, por padiskutim që do të ketë një rritje të konsiderueshme të vizitorëve nga Shqipëria që do shkojnë në jug në breg dhe do ngjiten lart ose do vijnë në këtë anë dhe do shkojnë poshtë”. “Është 40 minuta nga Labëria e sipërme bregu i Himarës, që ishte diçka e paimagjinueshme deri me realizimin e rrugës”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME