Categories Lajme

Shkollë e re në fshatin Mlizë të Elbasanit/Balla: Gati brenda disa javëve

“Me ndihmën e Emirit të Kuvajtit, Sheikut Nawaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, në fshatin Mlizë të Elbasanit po ndërtohet një shkollë e re për arsimin fillor”, deklaroi sot deputeti i PS-së Taulant Balla.Gjatë inspektimit për  ndërtimin e shkollës, Balla tha se “nuk ka rëndësi nëse një fëmijë mëson në fshat apo në qytet, atij duhet t’i ofrohen të njëjtat standarde dhe mundësi arsimimi. Kjo është bindja jonë orientuese për investimet në arsim. Falë mbështetjes së Qeverisë Rama investimet në infrastrukturën arsimore në Elbasan janë shumëfishuar në këto shtatë vite”.

Balla shtoi se “por vetëm me buxhetin e shtetit nuk mundemi t’i arrijmë të gjitha investimet njëherësh dhe ne kemi ditur të shfrytëzojmë si duhet besimin e qeverive mike dhe të sipërmarrjeve private, për plot punë në dobi të komuniteteve”. “Mliza është një nga fshatrat e Elbasanit ku popullsia vjen në rritje. Banorët nuk janë larguar drejt qytetit. Numri i lartë i fëmijëve në shkollë, detyronte mësimin me dy turne. Falë miqësisë dhe ndihmës së Emirit të Kuvajtit Sheikut Nawaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, të cilit gjej rastin t’i rishpreh mirënjohjen, në fshatin Mlizë po ndërtohet një shkollë e re për arsimin fillor. Godina e re do të ketë klasa shtesë dhe do të plotësojë të gjitha standardet. Shkolla e re do të jetë gati brenda disa javëve”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME