Categories Lajme

“U betove për Kish të Laçit”, Patozi kritika Bashës pas tryezës: Do e rrëzonim Ramën po të ishim bashkë

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar faktin që Opozita pranoi të ulej në një tryezë me maxhorancën paër Reformën Zgjedhore. Ai ka kujtuar faktin se kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë be në kishë të Laçit, që njihet si vend i bekuar, se nuk do të fuste në burg kryeministri Edi Rama, ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe Belinda Ballukun. I ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, Patozi shtoi se Opozita bën propagandë dhe lavdëron e shan ndërkombëtarët si t’i leverdisë. Kreu i BD-së tha se po ishte bashkuar Basha me të, Rama do të rrëzohej.

Ne mund të rrëzonim Ramën nëse do bëheshim bashkë. Këta thonë se po bëjnë për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Unë po them një gjë. Mes djegies së mandateve dhe kësaj marrëveshje, të jeni të sigurt, se kancelaritë nuk do u thoshin të digjnin mandatet. Pra, ndërkombëtarët po përdoren për alibi. Pra, kur të intereson i përdor si alibi, kurse kur nuk të intereson thua janë ca ambasadorë këtu që nuk kanë vlerë, që janë të blerë dhe në bëhemi sovranistë. Kjo gjë nuk mund të përdoret në mënyrë selektive, sa herë të intereson. Ka fjalë që thonë se kjo marrëveshje u bë pasi Rama shpëtoi Bashën nga burgu. Ka gjasa, por nuk e di saktë. Ky është fjalor i shpifur. Ka mungesë koherence. Është bërë retorikë për kundërshtarin dhe më pas i ke shkuar për dore.  Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk do ulet në tryezë me Ramën dhe e bëri. Kjo është e rëndë”, tha Patozi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME