Categories Bota, Lajme

Sanksionet/ Paralajmëron Rouhan: Ushtarët evropianë nuk do të jenë të sigurt

Presidenti iranian, Hassan Rouhani është shprehur se me sanksionet e reja të mundshme ushtarët evropianë në rajonin e Lindjes së Mesme mund të jenë në rrezik. “Sot ushtarët amerikanë janë në rrezik, nesër ushtarët evropianë mund të jenë në rrezik. Ne nuk duam paqëndrueshmëri në botë. Ne duam që ju evropianët ta lini këtë rajon me mençuri, jo me luftë”, tha ai. Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, akuzojnë Teheranin për shkeljen e paktit. Kjo shkelje mund të bëjë që OKB të vërë sanksione të reja ndaj Teheranit, të cilat do ta dobësonin shumë në ndeshje kundër SHBA.

Nga ana tjetër, Rouhani  përmend edhe një pjesë të shkeljeve amerikane që sipas tij Evropa nuk ka reaguar ndaj tyre.

“Kur Trump shpërtheu kundër NATO-s çfarë bëtë? Po kur u largua nga UNESCO? Kur u largua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, çfarë keni bërë?”, shtoi ai.

Reagimi i Iranit dhe kundër reagimi i Gjermanisë, Britanisë dhe Francës e kanë futur marrëveshjen bërthamore në kolaps.

Që nga viti 2018, kur Shtetet e Bashkuara dolën nga pakti, Irani ka tejkaluar kufijtë në sasinë e uraniumit dhe nivelin e pasurimit, përtej kufirit të vendosur prej 3.65% . Në mosmarrëveshje, Evropa zgjedh sanksione dhe, për këtë arsye, në sytë e Teheranit Europa ka zgjedhur anën e Shteteve të Bashkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME