Categories Lajme

U infektua me COVID-19, infermerja shqiptare lind gjatë intubimit, e sheh për herë të parë vajzën 1-muajshe

29-vjeçarja Silvana Rudaj ka treguar se u infektua me Covid në javën e 38-të të shtatzanisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.
ITALI– Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga COVID-19. 29-vjeçarja Silvana Rudaj ka treguar se u infektua me Covid në javën e 38-të të shtatzanisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.

“Unë u sëmura në fund të marsit, ndërsa isha në javën e 38-të të shtatzënisë – thotë Silvana – dhe fillimisht u shtrova në spital ndaj Covid por dhe për anemi dhe hekur të ulët“. Ajo arriti në dhomën e urgjencës me ethe dhe kollë, por pa sëmundje të tjeran shqetësuese, shkruan Corriere.it.

“Unë u shtrova në spital, por isha mirë, derisa situata filloi të shpejtohej me ethe të larta që me detyruan ta sillja vajzën në jetë me operacion cezarian“. Infermierja shqiptare tregon se vajza e saj erdhi në jetë me 29 mars, por dhimbja që ajo ndjente vetëm shtohej, duke mos e lejuar të shihte të voglën e saj.

“Në 24 orët pas lindjes unë bëhem gjithnjë e më keq, ndërsa shtoheshin problemet me frymëmarrjen dhe nuk kishte ardhur ende koha të dilja nga intubimi. Unë vetëm kërkoja me mirësjellje që të dërgoja një mesazh të fundit partnerit tim. Është e vështirë të shpjegosh me fjalë frikën e vdekjes, zemërimin që nuk e kam parë fëmijën tim dhe duhet të bija në gjumë duke rrezikuar të mos zgjohem kurrë“.

Në gjendje ende të rëndë, Silvana kalon edhe dy javët e para pas lindjes e intubuar. “U përpoqa të komunikoja në çdo mënyrë por askush nuk më dëgjoi. Ishte ferr sepse isha ngulitur në trup, u përpoqa të flas, të lëviz, por nuk munda. Pjesa më e vështirë erdhi më vonë, sepse u ndjeva si një trup i vdekur. Nuk mund të bëja asnjë lëvizje dhe u desh shumë fizioterapi për të mësuar se si të ecja.“

Momenti më i bukur për të ishte kur erdhi koha që ajo të përqafonte vajzën e saj në spital kur ajo ishte 1-muajshe. Një takim i parë me doreza, maskë, syze, por emocioni është ende i vështirë për t’u shpjeguar mga Silvana. Tani Silvana dhe Giulia janë bashkë duke gëzuar njëra-tjetrën me shëndet të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME