Categories Lajme

U morr si i pandehur, shpërthen Ristani: Prokurorët jo mirë mendërisht, dashakeqësi idiote!

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka dhënë një deklaratë të fortë, pasi është marrë si i pandehur për akuzën e falsifikimit. Ristani ka deklaruar se prokurorët që kanë ngritur akuzën nuk janë të qendrueshëm mendërisht.

“Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe, akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta, unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti.

Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë vvështje, është një dashakeqësi idiote, paradoksale.

Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi, një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore”, kështu e ka cilësuar në një intervistë të dhënë në Fax News, ish-zyrtari i PD-së Arben Ristani, marrjen e tij si të pandehur për çështjen e lobimit rus.

Ai i ka quajtur prokurorët që kanë ngritur akuzën e falsifikimit të dokumenteve si jo të qendrueshëm mendërisht, dhe se çështjen do ta ndjekë deri në fund.

Ristani shtoi se do të ankohet te institucionet e Vetingut për prokurorët që e kanë marrë si të pandehur. Ristani shtoi se akuza për pastrim parash ka rënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME