Categories Teknologji

Veturat elektrike mund të ndikojnë në shka.tërri.min e botës

Karikimi i baterive të veturave elektrike janë duke krijuar një mal me mbeturina, që mund të shkaktojë krizë në ndotje globale, sipas disa shkencëtarëve. Makinat elektrike janë përshëndetur si një nga teknologjitë kryesore për luftën kundër ndryshimit klimatik, por një studim pretendon se një teknologji e tillë po bën të kundërtën, njofton Daily Mail.

Në raport, shkencëtarët nga Universiteti i Birmingemit u bëjnë thirrje qeverive dhe industrisë për veprim, në mënyrë që të zhvillojnë një plan të qëndrueshëm riciklimi për plotësimin e nevojave të mëvonshme.

Në mënyrë që të riciklohen këto bateri në mënyrë të efektshme, sipas Dr. Gavin Harper, autor i studimit, ato duhet të çmontohen dhe rrjedhjet që rezultojnë nga mbetjet të ndahen në pjesët e tyre përbërëse.

Po ashtu, bateritë prej litiumi përmbajnë një numër të metaleve të tjera të vlefshme, si: kobalti, nikeli dhe mangani që mund të ripërdoren, sipas doktor Harper. Studiuesit sugjerojnë zhvillimin e metodave të shpejta të riparimit dhe riciklimit, veçanërisht duke pasur parasysh që ruajtja në shkallë të gjerë e baterive elektrike është potencialisht e pasigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME