Categories Lajme

U shoqërua në polici se po qeshte kur kaloi Rama, flet Teuta Baci: Kishte maskë me buzë të kuqe

Teuta Baci ka folur për Fax News pasi u ndalua nga policia me pretendimin se kishte qeshur me kryeministrin kur ai po kalonte. Baci tregoi se qëndroi për 1 orë e gjysmë në polici për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ku deklaroi se ka qeshur kur kaloi Rama pranë saj por reagimi i saj nuk kishte të bënte me kryeministrin.

Ishte Rama që i foli i pari por nuk arriti të kuptonte nëse e pyeti përse se ka vënë maskën apo nëse po qeshte me maskën e tij, për të cilën thotë se kishte buzë të kuqe. Ndërsa kur arriti në Komisariat, ku qëndroi 1 orë e gjysmë, thjesht e refuzoi se kishte qeshur me Ramën dhe u kthye në shtëpi.

“Isha tek dera e Kalasë, sapo kisha dalë nga puna. Po bisedoja me një person dhe gjatë bisedimit, nuk e mbaj mend se për cfarë po qeshja. Ai po kalonte dhe unë nuk e pashë por më tha ky djali që po flisja që po kalon Edi Rama. Ishte në këmbë, po ecte. Më duket se kishte qenë tek protesta kundër maskave. Ka qenë ora 8. Po ecte në këmbë. Ne ishim ted era e kalasë, ai po merrte makinën që kishte parkuar para selisë së PD dhe kujtoi se po qeshja me të. Rama më foli i pari por nuk e dëgjova cfarë tha. A më tha pse nuk e ke vënë maskën, a po qesh me maskën time… Nuk e kisha vënë masën. Kishte vënë një maskë me buzë të kuqe.

Mirë iku ai, unë qëndrova dhe 2 minuta me këtë djalin duke bisedu. Po iki i thashë se po fillon shiu. Erdhën dhe 2 policë dhe më thanë “zonjë ku e ke maskën.” Më tha ku e ka maskën, i thashë në xhep. Më tha do shoqërohesh në komisariat,. E pyeta pse. Më tha ke prishur rendin publik. Ke qeshur me kryeministrin. Si përfundim thashë hajt po vij po i thashë do më sillni prap këtu se bie shi.

Më thanë do vish të japësh deklaratë. Shkova dhashë deklaratë se më tha shefi i policisë që mund ta refuzosh. E refuzova unë, qëndrova nja 1 orë e gjysmë. Jo po skam stilolaps, jo do vijë polici që ishte aty. Këto ishin, mbarova dhe u ktheva në shtëpi.”  Fax News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME