Categories Lajme

U vra dhe iu dogj trupi për një kalë/ Si drejtësia greke mbylli sytë përballë vdekjes së të riut shqiptar, amaneti i të atit

Erion Hoxholli nga fshati Kishte të Gramshit emigroi në Greqi në vitin 1996 në moshën 17 vjeç dhe u vra me çifte më 1998 nga greku Jorgo Gugushi, në fshatin Gallatista të Halkadhikis në Selanik. Erion Hoxholli është njeri prej 220 të vrarë në Greqi.

Ai u qëllua në fillim në trup dhe më pas në zemër. Vdekja ka qenë e menjëhershme. Ai u vra me armë gjahu me pretendimin se i kishte vjedhur kalin, në një kohë që i biri i vrasësit Asterios Gugusis ja kishte dhënë kalin tja çonte të atit.

Pas vrasjes, atë ditë sëbashku me dy të afërmit e tij Grigori dhe Arestidh Saqellari (21 dhe 22 vjeç) e marrin trupin pa jetë për ta zhdukur nga vendi i ngjarjes. I mbështjellë me mbulesën e tavolinës çohet në pyllin e e Agios Prodromou Halkadikis ku i venë zjarr për të djegur trupin me qëllim për të humbur gjurmët e tij.

Më vonë policia bie në gjurmët e autorëve pasi mbulesa e tavolinës sëbashku me trupin e shqiptarit nuk ishte djegur tërësisht. Kjo vrasje u raportua edhe nga mediat vendase. Trupi i shqiptarit ka qendruar një javë në morg dhe më pas është lajmëruar familja e tij.

Në Gjykatën e Apelit, prokurori Evangjelos Katzis me një vendim e lë të lirë, duke mos bërë asnjë ditë burg. Po e njëta gjë ndodhi edhe me dy bashkëpuntorët e vrasësit të cilët dogjën trupin e shqiptarit. Hamit Hoxholli e mbajti trupin e djalit gjysëm të djegur mbi supe për 16 km nga Gramshi për në shtëpinë e tij, pasi rruga ishte prishur dhe nuk mund të kalonte makina. Sot Hamiti nuk rron më, la amanet që të kërkohet drejtësi.

“I kam rritur këtu me të keq, 9 veta në një dhomë. Dhe i porosisnim, ju thonim mos vidhni, mos u merrni me njeri. Nuk kemi shtet ne që të na japë drejtësi”, shprehet e ëma e Hoxhollit.

Në Gjyqin e Shkallës së Parë vrasësi u dënua me 18 muaj burg, ndërsa në atë të Shkalles së Dyte me 5 vjet. Avokati Kristo Kanani i rekomandoi familjes që të mos vazhdonin betejën me drejtësinë, pasi kishte pak shanse që ata të dilnin të fitua. Konsullata jonë në Selanik hoqi dorë nga mbështetja për familjen, dhe po e njëjta braktisje iu bë dhe nga institucioni i avokatit të popullit.

Por ky nuk është rasti i vetëm sesi shqiptarët braktisen në mëshirë të fatit nga shteti i tyre. Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka nisur një rubrikë me episose të tilla në kujtim të të gjithë emigrantëve që kanë humbur jetën në rrethana tragjike në shtetin grek.

Vdekje në Greqi që vijnë nga “shpërthimet aksidentale”, “rrethanat e pashpjegueshme”, “shkaqet patologjike”, “vetëvrasjet e pashpjegueshme” etj.

Në këto vrasje nuk përfshihen të vrarët nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, edhe pse në shumë raste “mbrojtja e ligjshme” nuk ishte gjë tjetër veçse ekzekutim i gjakftohtë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME