Categories Lajme

E hoqën nga puna se përmendi Luizin, gazetarja: Nuk dorëzohem, dua të takoj çiftin!

Ish gazetarja e RTSH-së, Eri Muço u hoq nga puna se ne celjen e edicionit të lajmeve përmendi Luiz Ejllin, fituesin e Big Brother VIP  dhe tashmë është në një proces gjyqësor. Gazetarja u shpreh se është e lënduar, por nuk do ta lerë me kaq. Ajo rrëfeu në TCH  se e ka kundërshtuar vendimin dhe se shpreson të takojë çiftin, Luizin dhe Kiarën.

“Me telefonuan dhe i sqarova që nuk kanë lidhje me lajmet, u bë një mbledhje partie, është një ngjarje e rëndë për TV tonë, ish drejtori i RTSH Gjirokastra. Gazetarit mund t’i heqësh punën, por jo penën, atë ditë në mbledhjen e parë më është thënë që nga sot nuk do të jesh më gazetare, por recepsioniste. U thashë që nuk e pranoj një gjë të tillë, të më penalizojnë për një gjë që nuk ka lidhje me lajmet, i kisha bërë reklamë një televizioni tjetër dhe kisha shkelur kodin e etikës sepse kisha përdorur studion, duke parë gjërat se si rrodhën më pas, pas dy javësh është bërë një emision pasdite që është folur vetëm për Luizin.

Ka qenë telefonata e parë me nënën, nuk po përmend gazetarë, i kam kërkuar madje ju flisni për të dhe më penalizoni mua. U thirra në Tiranë në mbledhjen e dytë, unë jam gazetare prej 19 vitesh, kam punuar për RTSH, kam dërguar lajme”, tha ajo.

Gazetarja rrëfeu më pas se ka marrë konsultë ligjore dhe nuk e ka pranuar vendimin.  “ Ua them edhe shoqeve të mia, në këtë Big Brother që ishte i gjithë shqiptarëve, të gjithë fituan, por vetëm unë humba. Besoj do më mbështesin, do doja ta takoja çiftin. Jam lënduar me shpirt, por nuk dorëzohem lehtë”, pohoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME