Categories Lajme

Ujku i parë arktik i klonuar sjell shkencën një hap pranë rikthimit të specieve të zhdukura

Kërkuesit kinezë kanë “sjellë në jetë” ujkun e parë të klonuar të Arktikut, një arritje kjo që mund të shmangë zhdukjen e specieve të tjera dhe të sigurojë biodiversitetin e planetit.

Shkencëtarët skocezë provuan në 1996 që ishte e mundur që të klonoje gjitarë duke përdorur një qelizë nga një gjitar i rritur. Ishte e mundur, por jo e lehtë. Delja Dolly ishte i vetmi klon i suksesshëm pas 277 përpjekjeve.

Klonimi vijon të jetë një proces sfidues edhe sot. Më pak se 25 kafshë janë mundur të klonohen deri më sot. Kjo është arsyeja se përse klonimi i specieve të reja cilësohet i rëndësishëm edhe pse kanë kaluar mbi 25 vite nga lindja e Dolly-t.

Maya 2.0

Udhëtimi drejt krijimit të ujkut të parë të klonuar të Arktikut filloi në vitin 2020, kur studiuesit në Sinogene Biotechnology në Pekin, u bashkuan me kërkues nga parku polar Harbin Polarland.

Duke përdorur qelizat e lëkurës të dhuruara nga Maya, një ujk arktik në Harbin Polarland, Sinogene krijoi 137 embrione duke përdorur vezët e qenve femra. Më pas ata transferuan 85 prej embrioneve në 7 qen beagle surrogatë.

Në korrik 2022, një nga ato qen lindi një ujk të shëndetshëm të klonuar Arktik, i quajtur gjithashtu Maya.

Pas dy vitesh përpjekjesh të mundimshme, ujku arktik u klonua me sukses,” tha Mi Jidong, menaxheri i përgjithshëm i Sinogene, në një konferencë shtypi në Pekin.

 “Është rasti i parë i këtij lloji në botë”.

Më 19 shtator, Maya mbushi 100 ditë dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo aktualisht po jeton me nënën e saj në një laborator të Sinogene dhe do të zhvendoset përfundimisht në Harbin Polarland, ku mund t’i duhet të jetojë gjatë gjithë jetës së saj duke qenë se po rritet me qen dhe jo në kope ujqërish.

/a2cnn/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME