Categories Lajme

Shqiptarët po i vret zemra / Mjekët: Vdekjet u rritën edhe për shkak të pasojave të Covid

52,4% e vdekjeve të shqiptarëve vijnë nga sëmundjet e zemrës. Sipas institutit të statistikave, ato lidhen me sëmundjet kronike kardiake, ato të enëve të trurit dhe ishemitë e zemrës.

Rritja e vdekshmërisë, sipas mjekëve është ndikuar edhe nga pasojat që Covid shkaktoi në shëndetin e përgjithshëm të popullatës. Gjatë kohës së pandemisë shumë persona anashkaluan mjekimin për shkak të frikës, duke rënduar gjendjen shëndetësore.

Përveç gripit, këto ditë spitalet janë tejmbushur edhe me të sëmurë kardiake apo me sëmundje të tjera kronike. Për ekspertët e shëndetit stina e dimrit është armiku i pacientëve, që vuajnë nga zemra.

Pacientët, që vuajnë nga sëmundjet kardiake, duhet patjetër të marrin një mjekim më të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Kërcënuesit kryesorë në përhapjen e këtyre sëmundjeve janë alkooli dhe duhani, që ndikojnë direkt në funksionimin e zemrës. Por edhe mungesa e veprimtarive sportive si dhe një jete sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga problemet e zemrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME