Anija “e paradës” së presidentit rus Vladimir Putin është shkatërruar nga forcat ukrainase, të cilën ai e përdor për të inspektuar flotën e tij detare, kanë pohuar forcat e saj.
Sipas “The Sun” një anije patrullimi me ngjyrë të bardhë raportohet se u shkatërrua nga një bombë e drejtuar me lazer, e hedhur nga një dron Bajraktar TB2 i drejtuar nga Ukraina. Anija u hodh në erë pranë ishullit të gjarpërinjve në Detin e Zi.
“Ne morëm informacione se një nga varkat e shkatërruara të tipit Raptor në zonën e ishullit të gjarpërinjve ishte varka e paradës së Putinit”, thuhet në kanalin e Telegramit “Ukraina tani”.