Categories Lajme

Çmenduria e shkodranit që plagosi studenten në Vlorë

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën disa ditë më parë ku një i ri plagosi rëndë ish të dashurën e tij. Fadil Nikaj shkoi me mendjen të ndarë nga Shkodra në Vlorë paraditen e 25 shtatorit, ku ose do të bëhej me nuse ose do të përfundonte vrasës.

Për fat të mirë, plumbat e lëshuara prej Nikës nuk i shkaktuan vdekjen studentes 20-vjeçare nga Berati, e cila përfundoi e plagosur në spital. Mësohet se shkodrani kishte edhe një unazë me vete që ia ofroi studentes 20-vjeçare me origjinë nga Berati, por në momentin që ajo e refuzoi, atëherë ai fillimisht hodhi një granatë në këmbet e të dyve, e cila nuk plasi.

Duke parë që granata nuk plasi, Nikaj nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të 20-vjeçares duke e lënë të plagosur. Në momentin e arrestimit, policia i gjeti atje dhe një tjetër granatë që e mbante me vete. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 25 shtatorit pranë Poliklinikës në Vlorë, ku të shtënat dhe hedhje e një granate alarmuan qytetarët. Angazhimi i forcave të rendit bëri që Nikaj të arrestohej menjëherë pas ngjarjes së rëndë duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME