Categories Politike

Presidentja e KE: Ja kur mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media në Qerek të Krujës, ku inspektoi shkollën e rindërtuar nga BE, tregoi përparimin që ka bërë Shqipëria në Reformën në Drejtësi dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, ndërsa shtoi se ka objektiv që brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe pajtim. Ju keni punuar për këtë çështje, rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Shqipërisë është shqetësuese. Është e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të vendoset dialogu. Edhe BE u arrit falë dialogut. Pra ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për përparimin që ka pasur me reformën në drejtësi. Sigurisht që duhet të drejtojmë sytë drejt së ardhmes, por duhet parë dhe e shkuara. Ky ka qenë sukses i madh dhe e di që po punoni për luftën e pastrimit të të ardhurave. Pres punë të tjera në këtë drejtim. Së bashku do të vendosim kursin e të ardhmes.

Si anëtare e të ardhmes në BE, unë dua që Shqipëria të marrë pjesë në konferencë për të ardhmen e Evropës, pasi ne duam të dëgjojmë zërin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ju i keni kryer detyrat tuaja, kemi kërkuar shumë dhe ju i keni bërë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer pengesat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti”, tha Von der Leyen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME