Categories Lajme

Universiteti i Vlorës, program bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore”

Prej dy vitesh në Universitetin e Vlorës është çelur Programi Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi kulturore” me profilet Gazetari-Multimedia dhe Trashëgimi kulturore.

Studentët po shfaqin interes për këtë degë, e cila ka për qëllim përgatitjen e integruar të profesionistëve në komunikim, multimedia dhe trashëgimi kulturore.

Ky program është mbështetur në kërkesën e shtuar në tregun e sotëm të profesioneve për profesionistë me njohje të përshtatshme dhe aftësi multidisiplinare, që bashkojnë komunikimin, mjetet multimediale dhe trashëgiminë kulturore.

Studentët që do të ndjekin këtë program në profilin e Trashëgimisë kulturore, ku përfshihet edhe ajo natyrore, përgatiten të japin kontributin e tyre si profesionistë në rritjen e turizmit, shtimin e numrit të turistëve dhe për rrjedhojë rritjen e të ardhurave ekonomike të rajonit.

Turizmi kulturor i gërshetuar me ekoturizmin, me burimet natyrore, mund të bëhet mbështetës i fuqishëm për përmirësimin e klimës turistike në rajonin tonë e më gjerë.

Po ashtu, studentët që do të ndjekin këtë program në profilin e Medias dhe Komunikimit do të jenë specialistë të aftë, të pajisur me njohuritë bashkëkohore në fushën e gazetarisë, komunikimit me përvetësimin e aftësive analitike në marrjen dhe raportimin e informacionit, njohjen dhe respektimin e parimeve etike në raportimin e lajmit.

Kurrikula bashkëkohore e këtij programi, këshilluar me Listën Kombëtare të Profesioneve, ofron mundësi punësimi si: Organizatorë/përgatitës për fushatat publicitare e elektorale; Manaxher e interpret për audiencën në funksion të biznesit, të medias; Specialist për platforma mediatike; Specialist për rrjete televizive; Specialist për marrëdhëniet me publikun; Punonjës për Muze dhe Biblioteka; Teknikë të Arkivit (arkivist);
Administratorë të siteve arkeologjike; Guidë turistike; Gazetar në median audiovizive e multimediale, Botues; Instruktor në institucione të arsimit; Operatorë të turizmit kulturor,
Sipërmarrës privat në fushën e turizmit dhe medias; konsulentë në fushën e turizmit dhe medias, si edhe konsulentë për hartimin e buletineve lokale të turizmit, në mbështetje të institucioneve rajonale publike e jopublike, OJF me status kulturën dhe turizmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME