Categories Lajme

VIDEO/ Mbushte me kokainë lokalet e natës në Himarë, pranga lushnjarit

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 10”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e kokainës dhe të kanabisit që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, bashkë me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave. Sekuestrohen edhe një përforcues grushti dhe 2 celularë që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 10”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -S. C., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Potam, Himarë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave.

Gjithashtu, u sekuestruan një përforcues grushti dhe dy aparate celulare që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shperndante dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME