Categories Lajme

Universitetit fillon në 2 nëntor, rektori UT Artan Hoxha zbulon si do të zhvillohet mësimi

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në një deklaratë për mediat ka deklaruar se me fillimin e mësimit në datë 2 nëntor, do të aplikohen dy forma të alternuara të mësimdhënies. Sipas tij, do të ketë një alternim mes mësimit online dhe mësimit në audito.

Do të ketë një alternim mes mësimit në auditor dhe mësimit në distancë nëpërmjet platformave, që në dijenin time të gjithë institucionet po punojnë që të unifikojnë platformat. Pëfshi dhe Universitetin e Tiranës. Në të gjithë Universitetet po punohet për krijimin e një platforme që lejon zhvillimin normalisht të mësimit. Kanë akses më të lehtë si për pedagogët dhe për studentët. Po trajnohen në përdorimin e sistemit, pedagogët, administrtorët, studentët”, tha Hoxha.

Po ashtu rektori Hoxha tha se tarifat për asnjë nga ciklet e studimit nuk kanë ndryshuar, përveç tarifës së regjistrimit.

“Përsa i përket tarifarve, ato janë ato që janë përcaktuar në Paktin për Universitetin. Është e njëjta që ka qenë, nuk ka ndryshuar asgjë. Për masterin, tarifën e regjistrimit e kemi bërë nga 25 mijë lekë të vjetra në 20 mijë lekë të vjetra. Duke si një shifër e ulët, por ne na kushton rreth 50 milion lek të vjetra.

Ka studentë që duan të përgjysmojnë tarifën (i referohet tarifës së masterit). Të përgjysmosh tarifën do të thotë të bllokosh universistetin. Unë si rektor e kam në objektivin tim por nuk mund ta them tani”, tha Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME