Categories Lajme

Urdhri i parë i Gledis Nanos: Orët shtesë të policëve do paguhen me paratë e krimit

Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t’u jepet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Mësohet se vetëm 4 drejtori në qarqe, nga 12 të tilla e kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë edhe pse urdhri është dhënë 4 ditë më parë.

Ende nuk është bërë me dije afati i përmbylljes së këtij procesi. Brenda vitit 2021 mësohet se do të bëhet kompensimi i plotë për secilin efektiv ndaj të cilit shteti ka detyrime.

I njëjti burim pohon se këto orë shtesë dhe prapambetje pagesash financiare do të mbulohen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi gjatë operacioneve të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME