Categories Lajme

A do të kthehen kufizimet me orar? Flet Balluku: Dimër i vështirë

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha në emisionin “Opinion” se këtë vit për shkak të krizës energjetike globale do të kemi një dimër të vështirë, por premtoi se për qytetarët nuk do të kthehen oraret kufizuese të energjisë. “Ndoshta do kemi më shumë se një dimër të vështirë. Është një krizë globale nuk është problematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022.

Duhen patur parasysh faktorët e krizës. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për mungesën e energjisë në  gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. Ka një kërkesë më të madhe nga ajo qe kemi pas në vitin 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu por kërkon të kthehet në një nivel më të lartë”, tha Balluku.

Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, ministrja tha se nga ditë e hënë do të flitet në terma konkretë lidhur me situatën, ndërsa pohoi megjithatë se asnjë shtet nuk ishte i përgatitur për një krizë të tillë.

“Nuk ka patur asnjë pritshmëri që do te kishte një kërkesë  të tillë për energji. Asnjë vend nuk ka qenë i përgatitur”, tha Balluku duke pohuar se situata ka nisur të kuptohet gjatë muajit gusht.

Ajo e lidhi situatën me politikat e dekarbonizimit që kanë çuar në mbylljen e shumë hidrocentraleve në botë. Njëkohësisht Balluku tha se edhe shpejtësia e erës është ulur me 50% duke bërë që edhe prej sa të prodhohet më pak energji. “Kemi një vit që ka disa faktorë për të krijuar këtë situatë”, u shpreh Balluku. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se sa i errët do të jetë ky dimër, Balluku tha: “Nuk do jetë i errët.  Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në orët e mungesës së energjisë. Synimi  ynë janë 24 orë energji dhe po marrim të gjitha masat për ta siguruar energjine elektrike. Çfarë po bëjmë sot eshtë sigurimi i sasive te energjisë. Negociatat që po bejme janë të drejtëpdrejta që ne të marrim çfarë kërkojmë. Nga e hëna do kalojmë në të gjitha hapat si do menaxhohet situata me energjinë, duke përfshirë edhe energjinë e importit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME