Categories Lajme

Ushtria zbarkon te hoteli ku vdiqën katër turistët rusë në Kavajë

Ambientet e hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës janë pushtuar me ushtarë, policë dhe prokurorë. Mësohet se policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare po hetojnë në hotelin në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën katër turistë rusë.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertë të strukturës ushtarake që kanë pajisjet e posaçme të cilat bëjnë të mundur dhe identifikimin e agjentëve kimikë apo biologjike, po kryejnë eksperimentin në katin e nëndheshëm të hotelit që prej mëngjesit të kësaj të premteje. Përgjigjja paraprake e ekspertizës mjekoligjore ka hedhur dyshimet se pjesëtarët e familjes Burenkov kanë humbur jetën nga asfiksia.

Në dosjen e regjistruar si vrasje nga prokuroria e Kavajës viktimat janë: Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh. Pak kohë më parë, asnjë prej institucioneve shqiptare nuk mori përsipër ekzaminimin e provave. Pas mostrave të ujit për të përcaktuar përmbajtjen e klorit, Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk ishin marrë konform procedurave.

Edhe siguria ushqimore ktheu përgjigje negative. Në dosjen hetimore përmenden ushqime të konsumuara nga turistët, por sipas ISUV, ata nuk mund të ndihmonin në ekzaminimin e provave, pasi nuk ishin në kompetencën e tyre ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME