Lajme

Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas, dy prej tyre vëllezër, pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, në ambientet në pronësi të dy vëllezërve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi në 3 ambiente në pronësi të shtetasve G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojrave të fatit”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close