Categories Lajme

Vajza rrëfen historinë tronditëse te ‘Piranjat’: Babai ka abuzuar me mua dhe motrën!

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë rrëfimin tronditës të një vajze 17-vjeçare, e cila ka treguar se abuzohej seksualisht nga babai i saj.

17-vjeçarja mori guximin për të rrëfyer tragjedinë e jetës së saj jo më për të shpëtuar veten, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka ikur nga “kthetrat’ e babit monstër, por për të shpëtuar motrën dhe vëllain e saj që jetojnë ende në atë familje.

Vajza ka thënë se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllain dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë.

Vajza thotë se sapo e ka futur në dhomë e ka zhveshur, dhe më pas ka filluar edhe vetë të zhvishet lakuriq, dhe të bëjë veprime të turpshme.

Sipas të resë ajo është abuzuar me mijëra herë nga babai i saj, por jo vetëm ajo, pasi babai monstër ka kryer të njëjtat gjëra edhe me motrën e saj të vogël.

17-vjeçarja rrëfen gjithashtu se edhe pse ka marrë guximin që këtë gjë të pështirë t’ia rrëfejë edhe mamasë, ajo nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur të vegjlit e saj, përkundrazi vijon të qëndrojë në të njëjtën çati me të.

Ndërkohë në rrëfimin e saj drithërues dhe tragjik, vajza tregon se babai përveç dhunës seksuale ushtronte dhe dhunë fizike, por sërish mamasë së saj nuk i bënte aspak përshtypje.

Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME