Categories Lajme

“T’i heqim qafe familjen”/ Arrestimi i binjakëve zbulon bandën e Elvis Demçes në Itali, detaje

Dy vëllezër binjakë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për trafik lëndësh narkotike, pasi u kapën duke transportua sasi të mëdha kokainë dhe hashashi.

Pas kapjes së tyre, policia zbuloi detaje interesante, që i lidhnin dhe me trafikantin shqiptar, Elvis Demçe, famëkeqin që kërkonte të kontrollonte gjithë tregun e kokainës në Romë.

Ishte i ati i binjakëve  Federico dhe Valentino Luciani, ai që kishte lidhje me shqiptarin Demçe, Tonino Luciani. Ky i fundit është një emër i njohur në Itali, pasi është një sipërmarrës ndërtimi si dhe ka aksione në klubin e futbollit Cavese.

Në vitin 2021, ai kishte përfunduar në sferën e trafikut të kokainës dhe rrjetit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe. Njerëzit e Demçes kishin vizituar vilën e sipërmarrësit në Velletri dhe kishin porositur nga një njeri të besuar të blinte “një bazukë për t’u përdorur kundër” bandave rivale. Një sulm që nuk ndodhi, por përgjimet nxorën në dritë detaje të errëta se çfarë planifikonte të kryente banda e Demçes.

 “Vëlla, jam unë, ma gjej emrin dhe mbiemrin e tij. T’i heqim qafe familjen dhe e bëjmë të flasë me vete”- thuhej në përgjimet e policisë.

Konteksti kriminal që nxit trafikun e drogës ka qenë gjithmonë shumë aktiv në zonën e Velletrit ku mafia shqiptare ka kërkuar të ushtrojë dominimin e saj edhe pse së fundmi është dobësuar nga reagimi i policisë italiane, por që gjithsesi mbetet agresive, shkruajnë mediat italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME