Categories Lajme

Vakanca për Kushtetueses/ Presidenca publikon emrat e kandidatëve

Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën e kandidatëve për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Lista me emrat e kandidatëve që kanë shprehur dëshirën për të plotësuar vakancën në Kushtetuese, do t’i dërgohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët që kanë dorëzuar kërkesën janë: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo

Njoftimi nga Presidenca

Institucioni i Presidentit të Republikës, bën me dije se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kishin shprehur interesin për konkurim, ngelën në garë vetëm 2 (dy) kandidatë të lejuar për kandidim.

Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi informacionin dhe njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, miratoi menjëherë:

– Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (18.10.2019), rezulton se për këtë vakancë kanë aplikuar dhe kanë shprehur ineteresin shtetasit e mëposhtëm:

1. Zoti Dedë Kasneci
2. Zoti Envi Hicka
3. Zoti Prelë Martini
4. Zoti Shaqir Hasanaj
5. Zoti Vasil Bendo
6. Zonja Vjosa Bodo Mujo

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin nr.137, datë 21.09.2019 të pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME