Categories Lajme

“Vareni në shesh, ose silleni ta vras vetë”/ Nëna e vrasësit të Xhuljano Bullarit: Vetëm shqetësime më ka sjellë!

Kjo është banesa e autorit të dyshuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit, pak ditë më parë, në Vlorë. 39-vjeçari Bledar Selmanaj jetonte në këtë dhomë disa metra larg familjarëve të tij që jetonin në godina disa katëshe, ndërsa pak metra larg hyrjes së banesës ishte fshehur dhe arma e dyshuar, me të cilën mendohet se është kryer v rasja.

Vendi ku u gjet viktima është në një distancë të afërt me banesën e tij, ndërsa provat janë të shumta që ka qenë ai autori i vrasjes, edhe pse ai nuk e pranon. E ëma e autorit të dyshuar të vrasjes, Mesine Selmanaj, në një rrëfim ekskluziv për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Enrik Mehmeti, ka treguar se i akuzuari i ka sjellë gjithmonë probleme familjes, duke hyrë dhe dalë vazhdimisht nga burgu.

Ndryshe nga raste të tjera, ku nënat e mbrojnë të birin, ajo ka deklaruar se nëse i biri është fajtor, duhet të marrë dënimin e merituar, madje shkon deri aty sa thotë se do të jetë vetë që mund ta vrasë me duart e saj. Ajo ka rrëfyer jetën e djalit të saj, baba i një fëmije, mes hyrje-daljeve nga burgu dhe distancimit të tij nga familja.

“Djali im ka dalë më 5 gusht nga burgu. Neve i kishim të shkëputura lidhjet me të këtu e 12 vjet, i kishim bërë dalje, se gjithmonë shqetësime na ka sjellë. Ka dalë në shtëpi më vete, kishte një dhomë. Vetëm unë si nëna e tij flisja me të, më kërkoi një telefon dhe ja dhashë që të kisha kontakt me të.

E merrja dhe e pyesja ku ishte, më thoshte që ka dalë deri te xhamia ose në Lungomare dhe do kthehej. Ditën e krimit, unë e kam parë deri nga ora 12, e kam parë që ishte te shtëpia e tij, sepse unë jetoj larg, jo në shtëpi me të. E kam parë prapë, ka qenë ora 21:00, ose 21:15, pastaj kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në gjumë.

Të dielën ka ardhur policia, kur shkova, nuk e gjeta djalin në shtëpi. Vajta me vrap te shtëpia e tij dhe pashë policët që nxorën një armë nga dheu. Ju luta policëve për një deklaratë dhe ju thashë se po u vërtetua që djali im e ka vrarë atë, unë do ta vras me duart e mia.

I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme mos ta mbajnë në burg atë djalë, por ta çojnë në mes të Tiranës dhe t’i japin plumbin. Përndryshe vij dhe unë, nëna e tij, dhe e vras vetë me duart e mia. Të ma bien edhe sot, unë e vras vetë, nëse ka pasur dorë në krim”, është shprehur mes të tjerash nëna e autorit të krimit, raporton “BalkanWeb”. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME