Categories Lajme

Vdekja e punëtorit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit, 3 të arrestuar, procedohen dy të tjerë

Tre persona janë arrestuar nga policia, pas vdekjes së 45 vjeçarit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit të Elbasan.

Mes te arrestuarve edhe drejtuesi i mjetit pirun që dëmtoi shtetasin indian, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME