Categories Lajme

VIDEO\ Dalin pamjet e grabitjes në Nikël

Kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë, kur grabitësit mësynë banesën e biznesmenit në Nikël, Nazmi Çangu. Grabitësi i parë futet në oborrin e shtëpisë, në orën 1 e 26 minuta të datës 23 Tetor. Hajduti tenton të hapë 2 makinat e parkuara në oborr, e më tej lëviz pas vilës dhe hap këtë portë nga futen edhe grabitësit e tjerë. Më pas ai nxiton të dalë jashtë murit rrethues, siç edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e shtëpisë ngjitur, pasi kamerat e sigurisë së vilës së biznesmenit nuk punonin, raporton Klan News.

Fakti që kamerat e sigurisë nuk punonin, ka ngritur dyshime se autorët kanë patur dijeni për këtë fakt dhe vëzhgonin prej kohësh shtëpinë e biznesmenit. Gjithashtu ata kishin dijeni se ai mbante në shtëpi shuma të mëdha parash.

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e grabitjes, ka siguruar objekte me të dhëna biologjike si gjurmë gishtat, si dhe një kapuç që dyshohet se i përket njërit prej grabitësve. Krahas tyre është dhe një armë gjahu, fasheta plastike me ngjyrë të zezë pa pjesën mbyllëse, një fishek brave i këputur përgjysmë dhe kapaku i jashtë, si dhe një kapele e zezë me strehë. Provat janë dërguar për ekzaminim në laborator, nëse në to ka shenja gishtash.

Gjithashtu hetuesit mund t’i ndihmojë dhe dëshmia e familjarëve të biznesmenit Çangu. Vajza e biznesmenit, Xhelona Çangu në dëshminë e saj para oficerëve të policisë është shprehur nga e folura e grabitësve dyshon se ishin nga zona e Laçit dhe flisnin me kufje, por nuk dihet ende nëse ishin celulare apo pajisje të tjera elektronike.

Sipas deklarimeve të vajzës, njëri prej grabitësve ishte i pamaskuar, dhe kur ajo e ka pikasur ka dëgjuar një nga bashkëpunëtorët, duke i thënë “vendos kapuçin more budallë”. Sipas saj ata i kanë deklaruar që do marrin borxhin që u ka babai i tyre dhe do largohen.

Grupi hetimor këtë të martë i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në zbulimin e grabitësve. Përveç parave biznesmeni ka pohuar në polici se autorët krahas parave i kanë marrë dhe një armë gjahu, një shotgan, bizhuteri e monedha flori./ Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME