Categories Lajme

Humbi jetën nga Covid-19, mblidhen paratë për të sjellë trupin e 28-vjeçarit në Shqipëri

Në llogarinë e hapur në “gofundme” është mbledhur tashmë shuma e nevojshme për të sjellë trupin e pajetë të Sidorel Myzeqarit në Shqipëri. 28-vjeçari shqiptar ndërroi jetë dy ditë më parë në Britani të Madhe si pasojë e koronavirusit. I riu nga Mollasi i Elbasanit jetonte në Angli prej disa vitesh.

Myzeqari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja e tij u rëndua papritur dhe personat që kujdeseshin për të e dërguan në spital, por për fat të keq ai nuk ia doli.

Shokët dhe të afërmit filluan procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por patën të pamundur financiarisht. Tashmë në llogarinë e krijuar në gofundme janë mbledhur 30,696 paund nga 303 donatorë. Kujtojmë se Britania e Madhe është duke kaluar një valë tjetër të koronavirusit me mijëra të infektuar çdo ditë duke bërë që edhe numri i të vdekurve të rritet. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME