Categories Lajme

Video/ Hashashi “trendy” i të rinjve, 17-vjeçari: Bashkojmë lekët me shokët për ta blerë

Përdorimi i hashashit tek të rinjtë është një fenomen shqetësues dhe po shihet çdo ditë e më shumë si trend i moshës. Këtë e konfirmon për RTV Ora News një 17 vjeçar, i cili thotë se bashkon paratë që i japin prindërit për ushqim me shokët që të blejnë lëndën narkotike. Ekspertët shprehen se instancat përkatëse duhet të marrin masa për parandalimin e këtij fenomeni. Numri i përdoruesve të hashashit tek moshat e adoleshencës është rritur ndjeshëm dhe çfarë është më problematike është fakti se të rinjtë po e konsiderojnë si diçka normale.

Kështu tregon për RTV Ora News ky 17-vjeçar, i cili lekët që familja ja jep për të ngrënë ushqim i bashkon me shokët dhe blejnë lëndë narkotike hashash. “Të duket vetja sikur çfarë je. Tre herë në ditë e pi. Bëhemi me shokët, plotësojmë lekët dhe e marrim e pimë gjithësecili nga gjysma.Një teke e blejmë 5 mijë lekë.” Sipas profesor Edmond Dragotit, përdorimi i drogave te të rinjtë është një fenomen në rritje. Ata e shohin këtë si mjet për argëtim.

Dragoti: Të rinjtë janë shumë vunerabël dhe shumë të predispozuar për të njohur dukuri të tilla si përdorimi i drogave, i alkoolit, duhanit që janë të ndaluara. E kanë si një lloj trendy të moshës.” Për ish-drejtorin e policisë, Veli Myftari, duhet të krjohen organizma për parandalimin e këtij fenomeni.

Myftari: Kjo përhapje nuk është e mirë aspak sepse ka pasoja dhe sjell pasoja. Policia ka programet e veta të punës dhe bashkë me shoqërinë dhe strukturat, përfshirë dhe SHISH, duhet të parandalojnë një fenomen të tillë. Më të ekspozuarit ndaj përdorimit të drogave janë të rinjtë, pasi sipas ekspertëve edhe periudha e adoleshencës ka një ndikim shumë të madh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME