Lajme

VIDEO/ I riu bën drift jashtë lokalit në Londër ku performoi artisti shqiptar, përplas rëndë 4 persona

Këngëtari shqiptar Butrint Imeri performoi mbrëmë në një lokal në Londër, ku sigurisht mblodhi shumë shqiptarë.

Por pas përfundimit të performancës së këngëtarit, jashtë lokalit është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Një i ri ka nisur të bëjë drift me makinë, teksa aventura për pak është kthyer në tragjedi pasi ka përplasur dhe lënë të plagosur rëndë 4 persona.

Nuk dihet ende identiteti i të riut që bëri manovra të rrezikshme dhe katër të plagosurve, ndërsa në videon e mbërritur pranë redaksisë sonë shihet që janë mbledhur shumë njerëz.

Një nga 4 të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Videon e incidentit mund ta shikoni KETU

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close