Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, njëkohësisht dhëndri i Sali Berishës, ka hipur mbi makinën e Lulzim Bashës, të parkuar në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Malltezi duket se po feston ratifikimin e shkarkimit të Bashës, pas referendumit të mbajtur në të gjithë Shqipërinë. Berisha njoftoi se 44 mijë demokratë kanë marrë pjesë në referendum, duke “i dhënë ndëshkimin e merituar” Lulzim Bashës. VIDEO:
Categories
Lajme