Categories Lajme

Mbërrijnë 1170 dozat e para të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer

1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri! Avioni me dozat e vaksinës është ulur në Rinas rreth orës 20:30, proces ky i gjithi i transmetuar “live” , pas kritikave në drejtim të kryeministrit Edi Rama për mungesë transparence me vaksinat e sjella nga vendi mik. Dozat u pritën nga Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në konferencën për shtyp, shefi i qeverisë sqaroi se shkak pse nuk është marrë doza e plotë është bërë vonesa nga vetë kompania. Ky fenomen eshte i perhapur tashme në shumë vendet e Europës, ndërkohë që kompania ka deklaruar se në gjysmën e shkurtit do të fillojë sërish shpërndarja, me kapacitet të plotë. Pikërisht, nisur nga kjo, Rama theksoi se Pfizer zotohet se brenda muajit shkurt, do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera.

Megjithatë, Rama shtoi se pavarësisht kësaj, shpresat nuk i ka “varur” vetëm te kjo kompani. Astrazeneca është një tjetër kompani me të cilin po negociohet, madje edhe me 4 shtete të tjera, brenda dhe jashtë BE-së me qëllimin për të siguruar vaksinat anti-COVID. Megjithatë, përjashtohen vaksinat ruse dhe kineze. Ky vendim do të ndryshohet, në rast se BE-ja do të hapet përballë këtyre vaksinave, në të kundërtën Shqipëria do të vijojë të marrë vaksina vetëm nga blloku perëndimor.

Nga ana tjetër, Rama deklaroi se është e pamundur që t’i dhurojnë vaksina Kosovës. Kjo sepse ia ndalon kontrata, por gjithsesi në vijim të premtimit të dhënë, shefi i qeverisë deklaroi se 50 mjekë nga spitali COVID i Prishtinës do të vaksinohen në Shqipëri. Nga Rinasi, vaksinat do transportohen në Institutin e Shëndetit Publik, të shoqëruara nga makinat e policisë së Shtetit, siç ka ndodhur në të gjitha vendet e Europës. Më pas nga ISHP-ja, aty ku ruhen në temperaturën -80 gradë, do të bëhet edhe shpërndarja në qendrat e vaksinimit, siç është ‘Air Albania’. Me 1170 dozat e reja të marra nga Pfizer, do të vijojë procesi i vaksinimit me mjekët dhe infermierët dhe më pas në shkurt me të moshuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME