Categories Lajme

Edi Rama pret personalisht në aeroport vaksina për 585 persona: Jemi në lartësinë e detyrës!

Kryeministri Edi Rama, ka pritur personalisht në aeroportin Nënë Tereza, 1170 doza vaksinash nga Pfizer/BionNTech, që do të shërbejnë për vaksinimin e 585 personave, duke qenë se për çdo qytetar duhen nga dy doza për të siguruar imunitet deri në masën mbi 90%.

Rama është shfaqur në një konferencë nga një sallë e aeroportit, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu dhe ministri i rindërtimeve dhe fatkeqësive të tjera, Arben Ahmetaj.

Kryeministri u shpreh i kënaqur me mbërritjen e këtyre dozave dhe tha se qeveria është në lartësinë e detyrës.
Kryeministri premtoi se doza të tjera do të vijnë deri në fund të këtij muaji, por nuk deshë të japë një afat, duke qenë se afati që dha për ardhjen e këtyre dozave, në javën e tretë të janarit, dështoi.

Sot Pfizer lëvron dozat e para të cilat janë 1170 doza, që do të thotë që fusin në proces vaksinimi përveç atyre që kanë marrë dozën e parë edhe 1170 të tjerë dhe ndërkohë zotimi nga Pfizer është që brenda muajit, pra në javët në vijim, nuk po jap data se u bë histori ndryshimesh të vazhdueshme, por brenda muajit shkurt do të vijnë dozat e angazhuara, qoftë 10 mijë dhe 30 mijë. 

Në momentin që kemi rradhën e ardhshme për të marrë dozat e tjera, që do të priten në mënyrë transparente, do të hyjmë në proces edhe për ata që janë moshat më të thyera sipas planit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, jemi shumë afër finalizimit të kontratës me kompaninë AstraZeneca. 

Nuk dua të jap më shumë detaje sepse çdo detaj mund të ndryshojë nesër, jo për shkakun tonë, por jemi optimistë që do të kemi sasi të konsiderueshme dhe do të mund të ecim për të realizuar skenarin e parë. 

Jam i bindur që jemi në lartësinë e detyrës!”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për vaksinën Ruse, Sputnik V dhe atë kineze, por tha se Shqipëria do të vijojë të jetë e mbyllur për këto dy opsione, për sa kohë Bashkimi Europian nuk i ka pranuar.

Asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre vaksinave, por zgjedhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Ka shumë komponentë. Nëse BE do të hapet ndaj këtyre vaksinave, do të rishikojmë këtë qasje. Sa kohë BE është e mbyllur për këto opsione jemi në të njëjtin pozicion me BE“, tha Rama./TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Punonjësi i Policisë së Shtetit shantazh qytetares: 3 milionë lekë ose të publikova fotot nudo

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bashkëshortja u mbyt në lumin e Bunës së bashku me tre fëmijët, Gjykata lë në burg Erdgys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 31-vjeçarin Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se shtyu…

LEXO ME SHUME