Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se është mbytyr në lumë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai kishte qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe gjatë kthimit për në banesë dyshohet se ka humbur ekuilibrin teksa kalonte mbi një urë, duke rënë aksidentalisht në lumë.

Sipas dëshmive të personave që kanë qenë me të në lokal, 60-vjeçari dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor i policisë, pas këqyrjes së vendngjarjes, paraprakisht e konsideron rastin aksidental. Megjithatë, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME