Categories Lajme

VIDEO\ Mbetën të bllokuar në mes të detit pasi skafi u pësoi defekt, policia iu vjen në ndihmë 4 pushuesve në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës iu ka shkuar në ndihmë 4 pushuesve të cilët mbetën të bllokuar në det pasi skafi i tyre pësoi një defekt.

4 pushuesit që ishin duke lundruar me një skaf, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut” e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, sepse ishin bllokuar pas një defekti që mjeti i tyre lundruese kishte pësuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për t’iu shkuar në ndihmë 4 shtetasve, të cilët pasi janë lokalizuar, së bashku me mjetin e tyre lundrues, janë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në Triport, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Mbetën të bllokuar në mes të detit pasi, policia iu vjen në ndihmë 4 pushuesve në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës iu shkon në ndihmë 4 pushuesve që ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt.

Në ndihmë të disa pushuesve të tjerë, në plazhin e Livadhit, ka shkuar Policia Kufitare Dhërmi, pasi mjeti me të cilën lundronin kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg.

Ditën e sotme, salla operative e Policisë Kufitare ka marrë njoftim për 4 pushues që ishin duke lundruar me një mjet lundrues skaf, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, sepse ishin bllokuar pas një defekti që mjeti i tyre lundruese kishte pësuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për t’iu shkuar në ndihmë 4 shtetasve, të cilët pasi janë lokalizuar, së bashku me mjetin e tyre lundrues, janë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në Triport, në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME