Categories Lajme

Parlamenti italian krijon grupimin parlamentar të miqësisë Itali-Shqipëri

Në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian u mbajt të hënën seanca e inaugurimit të seksionit dypalësh të miqësisë Itali-Shqipëri, që funksionon në kuadër të Unionit Ndërparlamentar.

Mbledhja u drejtua nga Arnaldo Lomuti, i emëruar kryetar i Seksionit për këtë Legjislaturë, në emër të Grupit Italian të Unionit Ndërparlamentar.

“Objektivi ia seksionit dypalësh Itali-Shqipëri është të zhvillojë aktivitete të “diplomacisë parlamentare”, domethënë të forcojë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve përkatëse parlamentare, të promovojë iniciativa të dobishme për një bashkëpunim sa më efektiv dhe të frytshëm midis dy vendeve mike, të lidhura nga raporte ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike intensive,” njofton zyra e shtypit e Lomutit.

Seksioni Itali-Shqipëri përfshin mbi 20 deputetë që përfaqësojnë të gjitha forcat politike italiane dhe, sipas Lomutit, -“është një mjet themelor për ndërtimin dhe forcimin e urave midis dy popujve, nxitjen e miqësisë dhe lehtësimin e bashkëpunimit”.

Sipas tij, Shqipëria është një vend historikisht i lidhur me Italinë, duke iu referuar bashkëjetesës së komunitetit arbëresh të përhapur në të gjithë Italinë, i cili për shekuj ka ruajtur dhe ushqyer kulturën, kujtesën historike, traditat dhe rrënjët gjuhësore të Shqipërisë.

“Prandaj, puna e seksionit dypalësh Itali-Shqipëri do të shkojë në drejtim të zgjerimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe programeve të bashkëpunimit,” citon më tej Lomuti pas marrjes së drejtimit të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME