Categories Lajme

Video/ Nuk i ka mirë punët me Messin, tifozët e Barcelonës i bëjnë pritë Griezmanit

Disa tifozë të acaruar të Barcelonës kanë rrethuar Antoine Griezmannin, i cili ishte duke kaluar me makinën e tij jashtë Camp Nout. Ylli francez nuk po kalon kohë të mira te skuadra katalanase, që kur kaloi nga Atletico Madridi në verën e vitit 2019 për 120 milionë euro.

E gjitha kjo ngjarje ndodhi për shkak se 29-vjeçari nuk po tregon një bashkëpunim të mirë me kapitenin e klubit, Lionel Messi. Griezmann në vitin e kaluar e kishte pranuar se nuk po arrinte të ndërtonte një marrëdhënie të mirë me ylli argjentinas – pasi i kanë të vështira dhe bisedat mes tyre.Tensionet u rritën më shumë në javën e kaluar, kur gjyshi i Griezmannit tha se stërvitjet te Barcelona ishin të dizajnuara që Messi të paraqitej mirë.

Nga kjo situatë e krijuar, tifozët kanë filluar të acarohen me francezin dhe kanë kërkuar nga ai që të tregojë më shumë respekt për 33-vjeçarin. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me një largim nga Camp Nou në fund të këtij edicioni dhe duket se përkrahësit e Barcelonës nuk duan që një gjë e tillë të ndodhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME