Categories Lajme

Po fliste me një infermiere, Biden nuk mban dot lotët, kujton djalin e tij që u largua na jeta

Joe Biden fshiu lotët pasi foli me një infermiere të Kujdesit Intensiv në lidhje me nëntë muajt e saj të fundit duke trajtuar pacientë me COVID-19 ndërsa zbuloi se stafi në spitalin e saj ende nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe se ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë një test për coronavirus. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i zgjedhur po zhvillonte një takim virtual me punëtorët e vijës së frontit nga një teatër në Delaware të mërkurën, të cilin ai e përdori si një mundësi “për të marrë në shënjestër” administratën Trump për dështimin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve të infermierëve për ndihmë. Sidoqoftë, Biden, i cili tha se ai kaloi kohë ‘të konsiderueshme’ në njësitë e Kujdesit Intensiv ndërsa djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit, u prek ndërsa dëgjoi rrëfimin e Mary Turner.

“Ju më keni emocionuar”, i ka thënë Biden, asaj. Biden kaloi disa muaj duke vizituar djalin e tij të ndjerë në njësitë e Kujdesit Intensiv ndërsa ai luftonte me kancerin e trurit para vdekjes së Beau në vitin 2015. Presidenti i zgjedhur dhe Beau janë fotografuar këtu së bashku në vitin 2008 Turner kishte folur me lot për ankthin e infermierëve ndërsa rastet e coronavirusit në të gjithë vendin rriten dhe sistemet spitalore fillojnë të mbingarkohen.

“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner. Ajo i tha Biden se ata ishin duke parë një ‘rënie të shpejtë të numrit të shtretërve spitalorë’ dhe foli për dëmet mendore që pandemia u kishte shkaktuar tashmë stafit.

Ajo gjithashtu i dha një paralajmërim të ashpër atij se veprimi është i nevojshëm tani për të ndihmuar ata që kujdesen për pacientët me coronavirus gjatë muajve të dimrit. Ndërkohë Biden ka thënë se ‘kushdo që kaloi kohë të konsiderueshme në Kujdes Intensiv, ashtu si unë për muaj të tërë, … vëzhgoi tendosjen e jashtëzakonshme mendore të infermierëve në njësitë e Kujdesit Intensiv’, shtoi ai, duke iu referuar kohës që kishte kaluar me djalin e tij.

Beau Biden kaloi ditët e fundit të jetës së tij në qendrën mjekësore para se të vdesë në vitin 2015. Biden u takua me katër punëtorë të vijës së frontit gjithsej të mërkurën gjatë një diskutimi gati një orë, përfshirë Turner, një zjarrfikës, një punëtor i shtëpisë së kujdesit dhe një mësues, ndërsa diskutuan përvojat e tyre gjatë pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME