Katër makina u përfshinë sonte në një aksident në Vlorë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Në aksident u përfshirë një makinë tip “Golf”, një “Benz”, një “BMW” dhe një “Renault”.
Përplasja ka ndodhur në rrugën Transballkanike rreth orës 21:15.
Gazetari raporton se nga përplasja drejtuesit e makinave nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit