VLORA dhuron përherë dhe prej mbrëmjes së djeshme e deri në 26 korrik dhuron edhe kënaqësinë e “MY ITHACA”, pranë Galerisë së Artit Vlorë, ekspozitë e veçantë pikturë e fotografi e dy vlonjatëve të mirë e të talentuar: piktorit Roland Runaj dhe fotografit Juljan Bleta.
Shumë përgëzime për këtë ekspozitë me art të bukur e me mesazhe të ndjera e të forta, mesazhe që nxiten prej dhuratës Vlorë! Suksese në artin e tyre dhe misionin e tyre për të përçuar ndjesi të bukura!
Një ditë për ta vizituar e shijuar vlen shumë në këto ditë vere. Nga Vilma Bello







