DVP Vlorë, Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 38 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Janë vendosur 764 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon: -268 masa për tejkalim shpejtësie; -62 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; -5 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; -28 masa për përdorimin e aparatit celular; -65 masa për parakalime të gabuara; -161 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; -6 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; -169 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.