Categories Lajme

VIDEO/ Shkatërrohet banda e lëndëve narkotike në Itali, ja kreu shqiptar

Një bandë italo-shqiptare u godit nga karabinierët në Trentino. Për pasojë, në pranga përfunduan 18 persona.

Operacioni i koduar “Sciamano” nisi në tetor të vitit të shkuar. Hetimet çuan hetuesit te bari “Anny” i menaxhuar nga shtetasi italian Paolo Girardi, i konsideruar një vend ku mund të merrje kokainë në çdo kohë. Aty u zbulua ekzistenca e një grupi të mirëorganizuar, i drejtuar përveç shtetasit italian edhe nga shqiptari Taulant Shtembari.

Puna hetimore nuk u ndal thjesht në identifikimin e individëve, por për të përvijuar hartën e një organizate kriminale që vepronte në mënyrë piramidale, me ndarje të qarta të roleve dhe funksioneve të secilit prej anëtarëve.

Lënda narkotike “pritej” kryesisht në bar dhe madje, i filmuar nga kamerat mbikëqyrëse. Një pjesë e anëtarëve shërbenin si shpërndarës, ndërsa të tjerët menaxhonin klientët e shumtë.

Nga ana tjetër, specifikë e grupit ishte përpunimi i kokainës, gjithmonë e dalluar për shkallën e lartë e pastërtisë, ndërsa përzihej me lëndë si kafeinë, manitol dhe aspirina, duke i sjellë të ardhura të shumta grupit.

Figura veçanërisht funksionale e grupit ishte i riu Vincenzo Marti, i cili menaxhonte blerjen e drogës kryesisht jashtë vendit nëpërmjet dërgesave me postë ose duke e blerë atë direkt tek furnizuesit. Dy shtetas të tjerë ishin të përkushtuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në mjedise për të mitur, kryesisht në Cavalese. Një tjetër person me rëndësi në grup ishte një shtetas maroken, i quajtur Hamza Ridha, i cili kryente detyrat e ndërmjetme, duke vënë në kontakt Shëmbarin dhe Girardin.

Grupi ishte i lidhur direkt me një ekip të trafikantëve të drogës së “nivelit të lartë” i  vendosur në Milano dhe i kryesuar nga shqiptari Petrit Arapi, shpërndarës droge me një histori qëndrimi në Val di Fiemme që e lejuan atë në kohë të vështira për të vendosur marrëdhënie me Shtëmbarin

Të gjitha hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e rreth 1 episodeve të shpërndarjes së kokainës dhe identifikimin e të paktën 100 klientëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME