Categories Lajme

“Të q**sha robt…” 20-vjeçari italian e përplas me makinë pas sherrit, shokët e shqiptarit e rrahin

Oooo… Të q**sha robt”. Kështu thërrasin të dëshpëruar shokët e një 27-vjeçari shqiptar në Itali pasi u aksidentua nga një 20-vjeçar. Ky i fundit është vënë në pranga dhe ndodhet në qeli.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës në Cesenatico përpara një diskoteke. Siç raportojnë mediat, mes grupit që po qëndronte shqiptari dhe atyre të italianëve ka pasur një konflikt që ka nisur gjatë qëndrimit në diskotekë. Me shumë mundësi shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë.

Për këtë arsye, ata u nxorrën jashtë nga rojet e sigurisë. Por edhe këtu ka vazhduar sherri mes dy grupeve. 20-vjeçari italian mori makinën dhe aksidentoi shqiptarin.

Pas kësaj, shoferi dhe një mik i tij, kanë mbetur të plagosur pasi janë rrahur nga miqtë e shqiptarit. Siç mund të dëgjohet, përveç të sharave, një prej shqiptarëve godet me shkelm makinën tip BMW.

I riu i plagosur qëndron i shtrirë ndërsa në ndihmë i shkojnë disa persona. Një grua dëgjohet të bërtasë duke kërkuar që të vijë ambulanca. 27-vjeçari është dërguar në spital mirëpo nuk dihet gjendja e tij shëndetësore./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME