Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë afër Zvërnecit në Vlorë. Nga të dhënat e para mendohet se shkaku i zjarrit është aksidental por nuk përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme ndërkohë Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat policore dhe po punojnë për zbulimin e shkaqeve të këtij zjarri.Nga flakët është shkrumbuar një lokal në këtë zonë i cili shërben si njësi shërbimi kryesisht gjatë verës. Lajmi në përditësim…