Categories Lajme

VIDEO_ FOTO\ Vlorë, nis procesi i legalizimit të pallateve të braktisura nga investitirët, në Rajonin 3 u bë shpërndarja e 148 leje legalizimi

Vlorë, nis procesi I legalizimit të pallateve të braktisura nga investitirët ,  Ahmetaj: Nuk do lejojmë më që, investitorë të tillë të marrin leje ndërtimi Vlora është një qytet që vitet e fundit po merr zhvillim turistik të spikatur. Kjo gjë ka rritur interesin për pronat e paluajtshme dhe për rregullimin e gjendjes juridike të tyre. Në këtë pikë, një nga problemet e shfaqura ka qenë edhe ai i legalizimit të pallateve të braktisura ndër vite nga investitorët.

Drejtoria Rajonale e Kadastrës Vlorë, ka identifikuar rreth 280 pallate të tilla të ndërtuar në hapësirën kohore 2000-2020. Ligji 20/20 ja ka kaluar kompetencën e legalizimit të tyre Kadastrës Shqiptare dhe në këto dy vjet në Vlorë ka ecur procesi i legalizimit të tyre, duke ushtruar presion mbi investitorët.

Por nga ana tjetër, në këtë numër përfshihen edhe një pjesë pallatesh ku investitorët i kanë braktisur tërësisht dhe nuk ka asnjë mundësi për ta vijuar procedurën përmes tyre. Këtë të dielë në Vlorë u realizua përherë të parë procesi i legalizimit për disa pallate të kësaj kategorie.

Bëhet fjalë për 5 pallate të tilla në lagjen Pavarësia, nga legalizimi i të cilave përfitojnë 210 familje dhe rreth 60 njësi shërbimi (dyqane). Në këtë aktivitet qenë të pranishëm edhe zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame.

Gjatë takimit me banorët, ndër të tjera u ngrit sërisht shqetësimi se ndërtues të tillë të papërgjegjshëm në shumë raste vijojnë të aplikojnë për leje ndërtimi pranë bashkive. Zv.kryeministri Ahmetaj premtoi publikisht se: “Ne e kemi diskutuar disa herë dhe së shpejti do ta formalizojmë si normë ligjore që ndërtuesit që kanë braktisur ndërtimet dhe nuk i kanë shërbyer në bazë të ligjit procesit të qytetarëve deri në fund, ata si emra dhe kompanitë e tyre do të ndalohen të marrin më leje ndërtimi nga bashkitë, pa përmbyllur më pare procedurat me banorët për objektet e ndërtuara”.

“Nuk mund të lejojmë që në një pallat të vetëm 100 veta të rrinë në këtë derexhe, për faj të një ndërtuesi të papërgjegjshëm, që vijon pastaj të marrë leje të tjera ndërtimi”- u shpreh Lame nga ana e tij. Më tej, zv.kryeministri Ahmetaj, i cili mbulon funksionalisht edhe mbarëvajtjen e punës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës u shpeh: “Kemi filluar një punë shumë të mirë me Kadastrën për digitalizimin e gjithë dokumentacionit, të gjithë arkivave dhe paralel me ato së shpejti fillon edhe digitalizimi i hartave.

Është hera e parë që po bëhet dhe është shtysë e fortë e Kryeministrit dhe unë e ndjek përditë si proces”. Kujtojmë këtu se kjo nismë e Qeverisë, dixhitalizimi i Kadastrës, përmendej edhe në raportin e sapo publikuar të Departamentit amerikan të shtetit për Shqipërinë.

Vlorë, në Rajonin 3 shpërndarja e 148 leje legalizimi të 4 kullave të zonës kadastrale nr. 8603. Nje pallat me 3 seksione i njohur si pallatet e Nazmie Licaj dhe Evi konstruksion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME