Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, për Mariglenin dhe nënën e tij Fatimen, mbrëmja e 31 dhjetorit do të jetë e ngjashme me 365 netët e mëparshme të vitit, mes varfërisë dhe përballjes me sëmundjet. Tryeza e tyre, do të jetë bosh, ndërsa nëna fshin lotët e birit, duke i dhënë shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.
10 vite më parë, Mariglen Memaj 41 vjeç banues në Vlorë, si pasojë të një anemie, ai humbi dy veshkat, dhe nga ajo kohë, ai 3 herë në javë detyrohet t’i nënshtrohet hemodializës. Ëndrra e tij, është që ai të bëjë një transplant të veshkave, por kushtet ekonomike nuk e mundësojnë një gjë të tillë. “Kërkoj një transplant të veshkave. Lekë nuk kemi. Do rrimë me borxhe?”
Fatimja ndërkaq tregon ditët e vështira, ku gjysmën e muajt ata e kalojnë në spital. “Jam shumë në gjendje të keqe edhe shpirtërore, edhe ekonomike. Momentalisht nuk ka veshka, i ka të dyja të thata. Bën dializë 3 herë në javë, 12-13 herë në muaj.” Ajo bën thirrje për ndihmë, jo për veten e saj,por për të birin. “Bëj apel që mbase të më ndihmojnë me ndonjë ndihmë për djalin se një dritë syri kam.” Edi Ruci